Skip to content
Të Gjitha

Aksident i frikshëm në Krujë-Laç/ Makina përplaset me murin anësor, plagosen rëndë tre persona

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë është regjistruar pak momente më parë në aksin Krujë-Laç.

Mësohet se një makinë është përplasur me një mur anësor.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët kanë marrë dëmtime të rënda.

Ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

Grupi hetimor ndërkohë ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.