Aksident fatal në Durrës, 26-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin te vijat e bardha

Një aksident me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari ka ndodhur rreth orës 10:30 të kësaj të hëne në lagjen nr. 13 në Durrës.
Sipas informacioneve, një 26-vjeçar dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte 66-vjeçarin, në momentin kur ky i fundit po kalonte rrugën te vijat e bardha.
I dëmtuari është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ndërsa po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij.
Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar dhe zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.