Skip to content
Kryesore

“Ai s’ka takat”/ Përgjimet e SKY, Shullazi dhe Haka planifikonin vrasjen e Bamit

· 2 min lexim

Në një komunikim të datës 6 mars 2020, përmes aplikacionit SKY ECC, Emiljano Shullazi dhe Marklen Haka diskutojnë për vrasjen e Durim Bamit.

Shullazi shkruan: “Ça duket do e kapin ata çunat atë qelbësirën? Hë pra thuaj shpejt. Lir Pajës i tham ne për Durim Banin, atëherë që folëm bashkë por ai s’ka takat e ka mendjen te malli.”

Më pas, në 24 mars 2020, Shullazi komunikon sërish me Marklen Hakën dhe dyshohet se po diskutojnë në lidhje me lokalizimin e Durim Bamit: “Po ça nuk del fare në lagje ai plehra. Me ça makine del k…., po Valteri ça thot?”

Një tjetër mesazh mes tyre është i datës 20 prill 2020, ku Shullazi e pyet Hakën për makinat që përdor Durim Bami: “Ai D me çfarë është duke lëviz, me atë Renxhin me targa italiane? Po me çfarë targash e mban? Me të rejat, sa e ka targën. Duhet me rujt edhe Bedriun. Me ca makine kishte ardh në Tiranë. Po blindin e mori atë Audin?”

SPAK ka ngritur akuzat ndaj Marklen Hakës për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të Durim Bamit, ngjarje e ndodhur më 4 nëntor 2020 në Tiranë, duke u kryer në bashkëpunim me grupin kriminal të strukturuar.