Skip to content
Kryesore

Adoleshenti plagos me thikë 45-vjeçarin në Tropojë

· 1 min lexim

Një 18-vjeçar ka plagosur me thikë një 45-vjeçar mëngjesin e sotëm në Tropojë.

Policia njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 08:40, ku shtetasi F. S. dyshohet se goditi me mjet prerës shtetasin A. M., i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Gjakovës.

Shërbimet e Policisë filluan kontrollet për kapjen e autorit, i cili, për shkak të pamundësisë për të shpëtuar, u vetëdorëzua. Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.