Skip to content
Të Gjitha

Abuzimi i 17-vjeçares në Fushë-Krujë! Gjykata e Krujës lë në burg 23-vjeçarin që i vuri tritol në banesë

· 1 min lexim

Gjykata e Krujës ka vendosur ditën e sotme ka masën ‘arrest me burg’ për autorin e dyshuar si kryesor për vendosjen e tritolit në banesën e 17-vjeçares në fshatin Nikël, të cilën e kanë shfrytëzuar edhe për prostitucion.

Mësohet se Gjykata e Krujës vendosi masën ‘arrest me burg’, për 23-vjeçarin Alket Brata, i arrestuar pak ditë më parë nga Policia në Tiranë.

Kujtojmë se Brata u arrestua nga Policia Rrugore dhe Forcat e Posaçme “Shigjetat”, pasi po drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Ndërkohë që ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Gjithashtu, ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim edhe si autor i dyshuar i vendosjes së një sasie lënde eksplozive në banesën e 17-vjeçares, të cilën shtetasit e arrestuar në kuadër të operacionit “Nikla” e shfrytëzonin për prostitucion.