Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Abuzim me tërmetin për interesa vetjake: Bashkia e Tiranës detyron banorët të firmosin për të shembur pallatin ku jetojnë

16:43 02/10/2021
Reading Time: 3 min lexim

Tërmeti i fuqishëm i 26 Nëntorit 2019 ishte një fatkeqësi e madhe që përfshiu vendin tonë dhe shkaktoi dëme të mëdha, duke lënë pa çati mbi kokë një pjesë të madhe të popullit dhe duke dëmtuar rëndë banesat e një pjese tjetër.

Shumë godina u shpallën të pabanueshme dhe u shembën për shkak të dëmeve të tërmetit, duke qenë se mund të rrezikonin seriozisht jetën e qytetarëve.

Mirëpo, mes gjithë kësaj fatkeqësie të shqiptarëve, Bashkia e Tiranës gjeti edhe kësaj here rastin të shfrytëzojë tërmetin për interesat e saj vetjake.

Një rast i denocuar në “Iconstyle.al” i përket muajit shkurt 2020, kur një pallat i vjetër në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë (godinë mes dy rrugëve, Sulejman Delvina dhe Medar Shtylla), u shpall papritur i pabanueshëm nga Instituti i Ndërtimit, për shkak të dëmeve të supozuara, të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Në kundërshtim me këtë vendim, banorët e pallatit e rishikuan godinën me ekspertë privatë, të cilët dolën në përfundimin se pallati nuk kishte pësuar asnjë dëmtim serioz nga tërmeti dhe ishte ende i banueshëm.

Kështu, banorët iu drejtuan Gjykatës me vendimin e ekspertëve privatë, ndërsa Gjykata hodhi poshtë vendimin e saj të parë, duke e kthyer sërish pallatin në të banueshëm.

Megjithëse për çështjen u hap një gjyq, Bashkia e Tiranës nuk u dorëzua. Ajo vendosi ta nxjerrë pallatin për rindërtim (DS5), duke ia dhënë njërit prej antarëve të këshillit bashkiak.

Ky i fundit detyroi banorët e godinës të firmosnin për shembjen e pallatit dhe rindërtimin e tij, duke pretenduar se godina ishte e pabanueshme.

Në vend të godinës së shpallur të pabanueshme është planifikuar të ndërtohet një tjetër godinë më e madhe, megjithatë qytetarët janë detyruar me pahir të firmosin për shembjen e pallatit, teksa Bashkia në bashkëpunim me Institutin e Ndërtimit përfitojnë për shkak të një katastrofe natyrore.

Kjo nuk është hera e parë që në vendin tonë bëhen kaq hapur shkelje të tilla. Duke i detyruar të firmosin ose duke i lënë mes katër rrugëve qytetarët, Bashkia ka nxjerrë vazhdimisht njerëzit nga banesat e tyre, për të ndërtuar sipas interesave të saj.

Ky është një prej problemeve të mbartura të tërmetit, ndërsa “Iconstyle.al” ka raportuar që prej fillimit këto abuzime, që vazhdojmë t’i ndjekim dhe hetojmë hap pas hapi.

/Iconstyle.al

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?
Uncategorized

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Nuk e dëgjoj podkastin e Kryeministrit. As nuk më ka munduar ndonjëherë pyetja e madhe filozofike nëse një kryeministër duhet...

14:55 23/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës
Uncategorized

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Protesta nuk po matet vetëm me numrin e njerëzve në shesh. Ajo po matet me diçka më të rëndësishme: qytetarë...

14:05 22/06/2026
Para
Covid-19 në Shqipëri/ Pesë viktima në 24 orë, ja sa raste janë regjistruar

Covid-19 në Shqipëri/ Pesë viktima në 24 orë, ja sa raste janë regjistruar

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English