Skip to content
Të Gjitha

A do shkojmë në plazh këtë verë? Epidemiologu: Virusi nuk merret në det, vritet brenda 32.6 sekondash

· 2 min lexim

Epidemiologu shqiptar Ilir Alimehmeti ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e re”.

Ai ka folur në lidhje me situatën e koronavirusit, të cilën nuk e përjetojmë shumë mirë.

Mjeku ka qartësuar disa pika për të cilat janë konfuzë shumë njerëz me ardhjen e sezonit veror.

I pyetur nga gazetari Muça se a do të shkojmë në plazh këtë verë, mjeku Alimehmeti është shprehur se ky virus nuk mbijeton dot lehtë në ambjentet e jashtme, pra ky kërkon person.

“Ky virus nuk mbijeton dot lehtë në ambjentet e jashtme, pra ky kërkon person.

E vetmja situatë është kontakti person me person në grumbullime të mëdha që do të thotë në 50 veta e lart sidomos në ambiente të mbyllura.

Në plazh distancat janë të mëdha, temperaturat janë të larta, lagështia është e lartë, kripa është një antibakterial dhe antiviral i natyrshëm.

Nuk ka asnjë evidencë që thotë se merret përmes ujit, madje evidenca që ne kemi është që në 2% tretësirë kripë, virusi zhduket për një minutë.

Adriatiku jugor është 3,8-3,9 % kripë ndërkohë që Joni është 3,7-3,8 % që do të thotë në 30.6 sekonda vritet koronavirusi në Adriatikun jugor dhe 32.3 sekonda në Jon.

Nëse futet një njeri i infektuar në det nuk infekton të tjerët. Kjo ishte vetëm kripa, nuk thamë gjë për temperaturën, rrymat dhe jodin.

Virusi qëndron mirë në 4 gradë celcius, kush nga ju shkon të lahet në një det me këtë temperaturë?

Temperatura e Adriatikut dje ishte 18.9 gradë celcius, e Jonit 19 gradë celsius.

Në 24 gradë virusi pothuajse zhduket menjëherë.

Kjo është ajo çfarë thotë fizika dhe kimia,”shprehet epidemiologu Alimehemeti.