Partia Socialiste ka bërë disa korrigjime në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, pas kthimit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bëri.
Mësohet se PS ka spostuar nga vendi i 12 Marsida Hysenin, për në vendin e 13 në listën e Elbasanit. Ndërkohë, në vendin e 12 është renditur Shkëlqim Bullari, i cili renditej më parë në vendin e 13. Korrigjimi vjen pas vërejtjes së KQZ për përfaqësimin gjinor ne listat e paraqitura me pare. Listën në qarkun e Elbasanit e kryeson ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe pas saj vjen Klevis Hoxha.
Lista e re:
QARKU ELBASAN
- Evish Kushi
- Klevis Xhoxhi
- Besian Ajazi
- Desantila Tahiraj
- Sajmir Hasalla
- Florenc Spaho
- Luan Duzha
- Taulant Balla
- Albana Hana
- Enver Rroshi
- Briseida Gjoza
- Shkëlqim Bullari
- Marsida Hyseni
- Kristaq Skënderi
- Endri Pepa
Ndërkohë, në qarqet e tjera të vendit listat e PS kanë pasur disa prurje të reja. Në Tiranë lista kryesohet nga ish-shefja e Infektivit Najada Çomo e inxhinerja Luljeta Bozo. Vetë kryeministri Edi Rama kandidon në dy qarqe te vendit: ne Vlorë e Durrës, në të dyja i renditur i teti.Figura të njohura të Partisë Socialiste mbetën jashtë listave të zgjedhjeve, mes tyre Ditmir Bushati, Arben Malaj, Vasilika Hysi e Eglantina Gjermeni e Alket Hyseni.