Në Greqi ditën e sotme është shënuar viktima më e re e pandemisë së Covid-19. Ai nuk kishte ndonjë sëmundje bashkëshoqëruese, por tregoi simptoma të rënda disa ditë pas lindjes së tij. Foshnja e cila ishte shtruar në spital ishte i seksit mashkull vetëm 37 ditësh dhe u kurua në Spitalin e Fëmijëve “Agia Sofia”. Siç thuhet nga mediat greke i porsalinduri u shtrua me ethe në spitalin pediatrik, në të gdhirë të së Shtunës, më 13 Shkurt.
Foshnja shoqërohej nga gjyshja e tij dhe qëndroi në klinikën Covid-19 për disa ditë, por gjendja e tij u përkeqësua dhe më 18 shkurt kur ai u shtrua në Njësinë e Kujdesit Intensiv të spitalit, “Aglaia Kyriakou”. Për 17 ditë u zhvillua një betejë e madhe për të luftuar infeksionin Covid-19, por pa një rezultat pozitiv.
Organizata Kombëtarë e Shëndetit Publik në Greqi, konfirmoi se rastet e reja të COVID-19 të regjistruara në 24 orët e fundit janë 1165, nga të cilat 4 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 206,281.
Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 64 konsiderohen se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë. Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 39, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 6797 vdekje. Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 477.