Skip to content
Aktualitet

Aksidenti në Lushnjë/ Identifikohen viktimat, të dy vetëm 21 vjeç

· 2 min lexim

Janë bërë të ditur emrat e dy personave që humbën jetën gjatë pasdites së sotme në një aksident në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë. Bëhet fjaë për shetasit Igli Çuni dhe Justin Baba, të dy vetëm 21 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme rreth orës 15:10 të pasdites në vendin e njohur si “Ura e Gradishtës”. Shtetasi Arsen Sina, 51 vjeç, banues në Spolat, duke drejtuar automjetin e tij tip “Benz” vjeç është përplasur me motorin tip “Lifan”me të cilin udhëtnonin të rinjtë. Si pasojë e përplasjes dy të rinjtë fatkeqësisht kanë humbur jetën. Ndërkohë, policia shoqëri drejtuesin e mjetit në komisariat për veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plote te rrethanave të ngjarjes.

 

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË PËR AKSIDENTIN:

Policia Lushnjë/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gradishtës’, shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Spolat, Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’ është përplasur me motomjetin tip ‘Lifan’.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri në motomjet,(ende të paidentifikuar) të cilët kanë ndërruar jetë. Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.