Lulzim Basha nuk ka humbur rastin të urojë gratë në këtë 8 mars, ndërsa është mbledhur me to e i ka dhuruar lule. Kryedomokrati ëhstë shprehur se gratë e Shqipërisë janë fuqia e vendit dhe se me to mund të përballemi me çdo sfidë. Ai gjithashtu ka sjellë në vëmendje luftën për baraza gjinore dhe luftën kundër dhunës ndaj grave. Basha ka thënë se gratë duhet të paguhen njëjtë me burrat për të njëjtën punë e të mos diskriminohen vetëm për faktin se janë gra.
Por një detaj mjaft i rëndësishën i ka shpëtuar Bashës, Asnjë nga të pranishmit në në dhomë nuk mban maka, ndëra në aktin normative thuhet qartë se nuk lejohen mbledhjet me më shumë se 10 persona dhe se maska është e detyrueshme në ambiente të hapura të të mbyllura. Ndërkohë që sulmon Ramën për menaxhimin e virusit, Basha harron edhe vetë t’i respektojë rregullat.
“Është vërtet e mrekullueshme që po takohem me ju sot. Ju kam sjellë lule për të nderuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Ju, gratë e Shqipërisë jeni fuqia e vendit tonë. Pa gra të forta, nuk ka Shqipëri të fortë. Me gra të forta Shqipëria mund të përballet me çdo sfidë dhe ne kemi plot sfida para nesh. Luftën kundër dhunës ndaj grave e vajzave dhe mposhtjen e stereotipave gjinorë. Mbështetjen dhe fuqizimin ekonomik të grave, duke u mundësuar të drejta të barabarta në tregun e punës, përfshirë këtu edhe barazinë e pagave mes burrave e grave dhe luftën ndaj diskriminimit për faktin se janë gra, duke mos u shpërblyer, duke ua vështirësuar rrugën e duke mos i motivuar, edhe pse kanë të njëjtin profesion dhe bëjnë të njëjtën punë. Së bashku do t’i sjellim ndryshimin Shqipërisë. Një ndryshim që shqiptarët e presin prej kohësh. Ndryshimin që na duhet për të arritur suksese pas 8 vitesh, në të cilat Shqipëria ka mbetur në vend numëro në të gjitha drejtimet.
Së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë”, ka thënë Basha.