Papa Françesku nuk ka harruar një përshëndetje të veçantë për Shqipërinë gjatë kthimit të tij nga vizita në Irak. Së fundi ai i ka dërguar një telegram Presidentit të vendit Ilir Meta kur ka qenë në hapësirën ajrore shqiptare në kthim për në Romë. Ai dërgon përshëndetjet e tij të përzemërta dhe shkruan se lutet që Zoti të ndikojë mbi shqiptarët me begati e paqe.
“Duke hyrë në hapësirën shqiptare, në udhëtim drejt Romës, pas udhëtimit tim apostolik në Irak, ju përshëndes përzemërsisht dhe lutem që Zoti i Gjithpushtetshëm të ndikojë mbi ju dhe bashkëqytetarët tuaj çdo bekim për paqe dhe begati”.– mësohet se ka shkruar Papa.
Kujtojmë që Papa Françesku vizitoi Shqipërinë para 7 vitesh, ku qindar besimtarë katolikë e myslimanë u mblodhën në bulevardin qendror në Tiranë për ta pritur. Në vizitën e tij në Shqipëri ai vlerësi harmoninë fetare për të cilën tha se është vlerë e prekshme dhe e praktikueshme.
Ndërkohë, Papa ka mbyllur vizitën e tij në Irak, ku ka takuar edhe Ajatollahun e Madh al Sistani. Nga Iraku ai bëri thirrje që t’i jepet fund dhuëns dhe ektremizmit.Ndërsa gjatë kalimit me avion mbi Turqi, Greqi, Shqipëri dhe Itali Papa nuk ka harruar t’i dërgonte telegramin edhe presidentit Meta.