Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Rrogozhinë. Ngjarja ndodhi në rrugë, në fshatin Sinaballaj.
Nga të shtënat i plagosur ka mbetur shtetasi Klajdi Lluca, 22 vjeç, i cili ka marrë plumb në këmbë.
Mësohet se të plagosur nga sherri mes të rinjve kanë mbetur edhe vëllezërit Jurgen dhe Ervin Juba.
Sherri mes të rinjve ka ndodhur pas një konflikti që kanë pasur me njëri-jetrin. Në vend ngjarje është grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave.
Kujtojmë se po këtë të hënë një ngjarje e rëndë është shënuar në Berat, ku katër banesa u përfshin ënga flakët. Deri më tani janë raportuar tre të vdekur.
Bëhet fjalë për babë e bir, pra Jovan Vangjeli, 61 vjeç, dhe i biri i tij Mateo Vangjeli. Dyshohet gjithashtu dhe për shokun e një prej viktimave, por deri më tani identiteti i tij nuk është bërë publik.
Sa i përket shkakut të ngjarjes tragjike, komshinjtë dhe familjarët e viktimave tregojnë se shkak për tragjedinë e 2-fishtë mund të jetë bërë një rezistencë.
“Zjarri ka rënë në orën 1 pa 10. Unë erdha në orën 1 e 25, se erdha në këmbë. Gjeta vetëm flakë. Dëgjova që kanë humbur jetën tre veta. Ata kishin një rezistencë, që gatuanin, dhe them mos ka ndodhur nga ajo rezistenca.”, u shpreh vëllai i viktimës.