Raportohet viktima e parë në ngjarjen e rëndë të Berat, ku katër apartamente u përfshinë nga flakët që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne. Konfirmohet se viktima e parë është 61 vjeçari, Jani Vangjeli.
Ndërkohë të afërmit e të prekurve, tregojnë se si e morën vesh ngjarjen, ndërsa thonë se ndoshta edhe 2 persona të tjerë kanë humbur jetën, një prej tyre dyshohet të jetë djali i viktimës Mateo Vangjeli. Vëllai i Jovanit, tashmë i ndjerë, thotë se në banesë ka pasur tre persona.
“Në orën 1 pa 10. Këtu e gjetëm në flakë, thuhet se kanë vdekur 3 veta ,Mateo, Jovani dhe një shoku Mateos, s;di stë them, si di rrethanat. Ata kishin një rezistencë që gatuanin mos ndoshta dhe nga ajo.”, u shpreh ai.
Ndërkohë bashkëshortja e tij tha për gazetarët se: “Na morën në 12 të natës e ka rënë zjarr te Xhovani, nuk e besuam, morëm zjarrëfikësen dhe i pyetëm a është e vërtetë. na thanë, që po , thonë që janë tre veta brenda.”
Kujtojmë se zjarri nisi në njërën prej shtëpive në pronësi të J.V., ku si pasojë flakët u përhapën në dy banesat ngjitur, si dhe në katin e tretë të pallatit.
Grupi hetimor është në vendngjarje ku po bënë këqyrjen e vendit të ngjarjes, nëse ka jetë njerëzish të humbura dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.