Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës ka publikuar ditën e sotme masat dhe ndëshkimet për shkeljet në kategoritë inferiore dhe te moshat të cilat kanë qenë të shumta. Pezullime lojtarët, kërkesa të hedhura poshtë, ndeshje të vendosura në tavolinë, paralajmërime dhe pikë të zbritura: në listën e vendimeve gjen nga të gjitha llojet e dënimeve.
VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS DHE ETIKËS
*Lojtari i SHS Përmeti, Eni Xhako, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
*Lojtari i SHS Përmeti, Paulin Zhamo, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
*Lojtari i KF Delvina, Marjus Braculla, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
*Lojtari i KF Delvina, Mikeljano Cuno, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
*Lojtari i Maliqi, Mario Kame, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
*Lojtari i FK Këlcyra, Petrit Durro, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
*Lojtari i SHS Albpetrol, Xhuljano Ferko, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
*Lojtari i FK Skrapari, Klisman Nasufi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
*KF Burreli, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
*KF Mirdita, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë, kundër KF Ada, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
*Shkëndija C.T U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19, kundër FK Kukësi, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
*KF Vllaznia U-13, për aktivizimin e një lojtari të pa federuar në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë Superiore U-13 Grupi A, kundër KF Laçi U-13, në bazë të Nenit 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
*Rrëzimin e kërkesës së KF Gramshi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
*Rrëzimin e kërkesës së lojtarit tëC Bulqiza, Albion Koxherri, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
*Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Besëlidhja, Edmond Hoxha, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
*Mospranimin e kërkesës së F.C Bulqiza, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.