Deklarata e Parlamentit Europian ka ndryshuar për kërkesës që bëri eurodeputeti Davide Lega. Në deklaratën e parë nga PE thuhej se mbështetej hapja e negociatave pa kushte, por Lega ka qenë kundër kësaj gjëjë. Ai ka kërkuar që në deklaratë të thuhet se negociatat do të happen kur të jenë plotësuar të gjitha kushtet. Pas Kësaj Parlamenti Europian e ndryshoi deklaratën duke shtuar se thirrja e konferencës së parë ndërqeveritare të bëhet menjëherë sapo të përmbushen kushtet e vendosura nga Këshilli Europian.
Ishte:
“Ata mbështesin thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare, e cila do të shënonte zyrtarisht fillimin e negociatave të pranimit me BE, pa vonesa të mëtejshme. Ata vërejnë se për të siguruar që procesi i pranimit është i besueshëm, duhet të përmbushen piketa për të përparuar drejt anëtarësimit në BE. Aktorët rivalë po kërkojnë të minojnë integrimin e mëtejshëm dhe stabilitetin politik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nënvizojnë eurodeputetët.”
U bë:
“Ata mbështesin thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare pa vonesa të mëtejshme, pas përmbushjes së plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli Evropian, i cili do të shënonte zyrtarisht fillimin e negociatave të pranimit me BE. Ata vërejnë se për të siguruar që procesi i pranimit është i besueshëm, duhet të përmbushen piketa për të përparuar drejt anëtarësimit në BE. Aktorët rivalë po kërkojnë të minojnë integrimin e mëtejshëm dhe stabilitetin politik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nënvizojnë eurodeputetët.”