Ditën e sotme ka nisur procesi i vaksinimit të moshat mbi 80 vjeç në qytetin e Fierit. Në bazë të të dhënave të marra nga mjekët e famijes, kanë pranuar të bëjnë vaksinën pjesa më e madhe e kësaj grupmoshe.
Procesi kryhet në mjediset e poliklinikës në Fier, të miratuara nga ministria e shëndetësisë. Vetëm ditën e sotme janë planifikuar të vaksinohen 200 të moshuar.
Ndërkohë prej ditës së djeshme ka nisur vaksinimi në Lezhë për moshat mbi 80 vjeç. Të pranishëm ishin dhe ministrja Ogerta Manastirliu dhe kyreministri Edi Rama.
Ministrja Manastirlu tha se më 15 mars në Shqipëri do të vijnë 8.000 doza të tjera vaksine nga Pfizer. Sipas saj sapo të vijnë dozat AstraZeneca fillohet me vaksinimin e mësuesve.
“Ne po vijojmë në të gjitha qendrat e vaksinimit të përqëndruar dhe deri tani janë kryer mbi 15 mijë vaksinime, 12 mijë janë të stafit mjekësor. Çdo ditë bëjmë rreth 1 mijë vaksinime dhe besoj që do të ecim akoma më shpejt me ardhjen e serive të tjera të vaksinave që presim, qoftë nga Covax, që besoj se dy javët e para do të ketë ardhjen e serisë së parë, edhe gjithashtu nga Pfizer, nga i cili me datë 15 do të vijë dërgesa tjetër prej rreth 8 mijë vaksina, ndërkohë jemi duke kombinuar punën dhe për dozën e dytë që shumë e rëndësishme për efektivitetin e plotë”, tha Manastirliu.
Duke folur për procesin e vasinimit, Manastirliu deklaroi se me ardhjen e vaksinave të AstraZeneca, do të fillojë vaksinimi i mësuesve.