Pas futjes në lista të ekspertes Najada Çomo, një tjetër emër i shtohet listave të kandidatëve të Partisë Socialiste.
Bëhet fjalë për inxhinieren Luljeta Bozdo, e cila ishte ndër emrat më të njohur të tërmetit shkatërrues të nëtorit të dy viteve më parë.
E pyetur nga “EuroNews”, Bozdo e ka konfirmuar zyrtarisht se do të kandidojë si deputete e PS në zgjedhjet e 25 Prillit.
Mësohet se Bozo është takuar dje me kryeministrin Rama dhe pas ftesës ka pranuar që të jetë kandidate e PS.
Inxhinierja e ndërtimit Luljeta Bozdo u bë e njohur pas tërmetit që goditi vendin tonë mëngjesit e 26 nëntorit 2019.
Ekspertja me përvojë mbi 40-vjeçare në profesionin e saj u shfaq në pothuajse të gjitha studiot televizive duke dhënë këshilla dhe ekspertizë lidhur me cilësinë e ndërtimeve dhe teknikën e projektimit të ndërtimeve në vendin tonë.
Kujtojmë se jë ditë më parë shefja e Infektivit, Najada Çomo pranoi ftesën e kryeministrit Rama për të qenë kandidate për deputete e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.
Në fjalën e tij në aktivitetin e organizuar “Rruga drejt 25 Prillit – Shëndetësia që duam” Kryeministri Rama tha se, “në mënyrë spontane nxora një sekret të vogël që nuk ishte i presupozuar të dilte sot, pasi ne me shumë kënaqësi morëm aprovimin tënd. Të jap fjalën që ne nuk duam që ti bëhesh si ne, ne duam të bëhemi si ty e për këtë na ndihmon prania jote”.