Pak ditë më parë media e njohur investigative BIRN deklaroi se pasuria e kyreministrit Edi Rama është shumëfishuar në vetëm pak kohë, duke hedhur dyshime kështu mbi burimin e këtyre të ardhurave.
Në konferencën e zhvilluar sot, Rama i hodhi poshtë zërat, duke thënë se pasuria e çdo banori rritet nga prona që kanë. Sipas tij e gjithë pasuria është e justfikuar, por kjo nuk ka rezultuar njësoj për median e njohur gjermane.
DEKLARATA:
Faleminderit që më dhe mundësinë të flas për këtë temë. Ju nuk jeni as prokuror, as gjykatës, nëse ju thoni se pasuria nuk justifikohet ju mund ta thoni por nuk do të thotë se po thoni të vërtetën, Gjasat që po thoni të vërtetën janë 0. Janë 0 sepse, në Shqipëri ka një institucion të vecantë që quhet Inspektoriati i lartë i deklarimit të pasurisë
Eshtë institucion, ku të gjithë personat që merren me deklaratat e pasurive mbajnë përgjegjësi penale për cdo fshehje te fakteve. Përtej kësaj, ky institucion, bënte kontrolle te përgjishme, dhe me short, bënte kontrolle te imta, si kontrollet e imta, për cdo gjë, cdo detaj. Pasi kemi ardhur ne qeveri, bënë kontrolle të imta për të gjithë ne. Nëse do shikoni dokumentin e kontrollit të pasurisë së familjes time, janë faqe të tëra, dhe nëse shikoni dosje dhe deklarata dhe fatura e dokumente bashkëngjitur, do ju duhen dite. Ku banoni ju?E dini ju që pasuria juaj është rritur, si banore e Tiranës, është rritur vitet e fundit, sepse ne deklaratën e pasurisë nuk janë vetëm të ardhurat monetare por dhe vlera e pasurisë së patundshme. Vlera është rritur si asnjëherë më parë. Në Tiranë dhe zona të vecanta është rritur dhe qeveria ka bërë disa here vendime për rivlerësim pasurie. Ca do të thotë kjo, po të bësh kalkulime del se vlera e pasurisë së ministrave është rritur, por po të shohësh faktet nuk lidhet me vlera monetare që nuk justifikohet. Nuk ka shanc! Është lajm 100% i rremë, jo 99. Është produkt i dembelizmit aktiv, sic e quante Konica.
Deklarata e pasurisë është konfidenciale, është me ligj. Jini shumë të qetë sepse është e pamundur që të ekzistojë e shkruar e deklaruar e me detaje një pasuri e pajustifikuar. Kjo nuk ndodh.