Skip to content
Aktualitet

Jo vetëm pa rrip sigurimi në timon, Lulzim Basha pa patentë që prej vitit 2016

· 2 min lexim

Zv. Kyreministri Erion Braçe ka denoncuar rastin e kreut të opozitës Lulzim Basha se mosmbajtja e rripit të sigurimit nuk është shkelja e vetme e kryetarit të PD.

Sipas Braçes, Lulzim Basha nuk ka patentë që prej vitit 2026. Baçe thotë se dokumentet tregojnë se patenta i ka skaduar që në dhjetor të viti 2026 dhe prej saj date është pa të, duke qarkulluar në shkelje të ligjit.

I gjithë reagimi i zv.kryeministrit ka të bëjë me një foto të publikuar në rrjetet sociale nga bashkëshortja e kreut të Partisë Demokratike, Aurela Basha, ku duket Lulzim Basha teksa drejtonte makinën krijoi debate për faktin se si kreu i PD-së Basha shkel Kodin Rrugor duke drejtuar mjetin pa rrip sigurimi.

Kujtojmë se së fundmi, në këtë rikthim zgjedhjesh, kreu i opozitës po vjen ndryshe në këtë fushatë, duke përfshirë hera herës momente nga jeta e tij personale.

Ndërkohë që kryedemokrati Lulzim Basha, në rrjetet e veta sociale publikon foto apo video që kanë lidhje me aktivitetin e tij të përditshëm politik, gruaja e tij na njeh me një anë tjetër të tij.

Një tjetër rast që mori jo pak vëmendje mediatike, ishte një video e kryedemokratit duke gatuar në shtëpi. Ajo që u kritikua më së shumti ishte përpjekja e dështuar e Bashës për tu dukur spontan dhe real, pasi shihej se ishte me këpucë në shtëpi, e për më tepër po gatuante.