Skip to content
Aktualitet

Basha jep premtimin për bizneset e vogla: Do të keni paketë mbështetëse anti-Covid!

· 3 min lexim

Kreu i Partisë Demorkatike Lulzim Basha ka premtuar se biznesi i vogël do të jetë në qendër të vëmendjes. Kryeopozitari tha se do iu ofrohet një paketë mëbeshtetesë antiCovid.

Një muaj larg zgjedhjeve, Basha nisi turin e takimeve me qytetarë e biznese në Njësinën Administrative nr.4. Gjatë bisedave me qytetarët e kësaj njësie, ai iu trgeoi bizneseve planin e opozitës pas zgjehdjeve të 35 prillit.

“Gjёja e parё qё do tё bёhet ёshtё qё biznesi i vogёl do tё ketё njё paketё mbёshtetёse ANTI-COVID, atё qё i kemi kёrkuar ta bёnte dhe nuk e bёri do ta bёjmё ne realitet. Kjo ёshtё e para.

E dyta me paketёn tjetёr do tё bёjmё tё mundur qё tё gjitha kёto qё thuhen taksa e pronёs, shkollёs, ajo e tabelёs, çfarё vendos poshtё , tё pushtetit vendor tё kenё njё tavan mos tё kalojnё 0.5% tё vlerёs sё xhiros. Kush kalon mbi 0.5% tё xhiros sё pronёs nuk do tё quhet, pra nuk do ti pranohet pushtetit vendor qё ti marrё biznesit tё vogёl tarifa qё çfarё do lloji apo taksa qё shpikin siç ёshtё kjo e shkollёs dhe qё i bёjnё rrush e kumbulla se meqё tё bёjnё shkolla tё bёjnё sheshe nёpёr pallate por e rëndësishme është  që ju do keni një tavan.

E treta  dhe më e rëndësishmja, do keni një pullë atje ke dera, e cila do të  ndalojë futjen këtu të çdo inspektoriati  që ju vjen dhe ju merr frymën nga mëngjesi deri në darkë. Nuk do shihni më shtetin grabitqar dhe harbutët e shtetit me sy. Do lejoheni   të punoni  të lirë, pa frikë, pa ankth. Pak është e keqe situata  që ua rëndoi dhe më shumë gjendjen psikologjike”, tha Basha.

Një tjetër angazhim i Lulzim Basha është ndihma që do ti jepet familjeve që janë goditur nga pandemia. Kryedemokrati Basha u shpreh se  gjithë ata që kanë bërë shpenzime, duhet të rimbursohen.

“Tjetra që  do bëjmë është do nxisim  sa është e mundur konsumi familjar, që do të thotë familjet që janë goditur nga pandemia po kështu do të ndihmohen  ekonomikisht. Të gjithë ata që kanë bërë shpenzime, duhet të rimbursohen, do të ndihmohen ekonomikisht që të paktën të jenë në gjendje të paguajnë shpenzimet minimale  të bukës, se e dimë që ka. Çdo ditë shtohet lista e familjeve  që nuk paguajnë dot më bukën e gojës”, tha Basha.