Pandemia e COVID-19 në Shqipëri ka qenë një provë që ligji nuk zbatohet njëllojë për të gjithë dhe se politikanët i lejojnë vetes privilegje për të cilat çdokush tjetër do të ndëshkohej. Kanë qenë të partë ministra e funksionarë të qeverisë Rama ata që kanë shkelur rregullat e vendosura për kufizimin e përhapjes së koronavirusit për hir të fushatës elektorale ose propagandës që bëjnë për të mbuluar punët që kurrë nuk i kanë bërë. Gazeta Reforma ka denoncuar herë pas here raste të tilla, kur funksionarët publik, që duhet të ishin shembull për respektimin e ligjit, e kanë shkelur të parët atë. Ka qenë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ajo që më shumë se njëherë nuk ka mbajtur maskën mbrojtëse dhe asnjëherë nuk është ndëshkuar për këtë shkelje.
Kliko linkun:
Pa maskë sikur Covid nuk ekziston: Ministrja shkel ligjin me të dyja këmbët dhe nuk ndëshkohet
Edhe pse politikanët duhet të jenë shembull për respektimin e masave, ata duket se besojnë tek imunitetit i tyre ndaj ligjit. Por ironia në Partinë Socialiste nuk ka fund. Ndërkohë që disa i shkelin hapur masat, deputeti Taulant Balla ditën e djeshme ne Kuvend bëri një deklaratë të fortë ku kërkonte që të mos votohet asnjë politikan që shkon pa maskë të takojë qytetarët, edhe po ta ketë kaluar COVID-in.
Deklarata e Ballës:
“Ne politikanët duhet të jemi shembull për respektimin e masave. E vërteta është që politikanët në një pjesë të madhe të territorit janë bërë shembulli më i keq për mosprespektimin e rregullave. Një politikan që shkon pa maskë të takojë qytetarët edhe kur e ka kaluar covid-in nuk duhet votuar”.
Ndoshta është i vetmi rast kur Taulant Balla thotë diçka të vërtetë. Politikanët që shkelin masat e pandemisë nuk duhen votuar. Dikush që shkel ligje kaq bazike dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve në një situatë pandemie, nuk e ka problem të shkel ligje që mund të ndikojnë në të ardhmen e vendit. Në fakt, një nga këto persona që është edhe ministrja Belinda Balluku, është shembulli perfekt për rastin konkret. Janë të shumta rastet kur ajo shfqet pas maskë në ambiente të hapura dhe të mbyllura, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Edhe pse e ka kaluar virusin, ligji e detyron atë të mbajë maskën dhe për më tepër nuk ka asnjë provë se një person që infektohet njëherë nuk e transmeton virusin, nuk mund ta marrë për herë të dytë atë. Nuk është aspak e moralshme nga ana e Ballukut dhe shumë figurave në Partinë Socialiste e më tej që të kërkojnë votën kur shkelin të parët ligjin. Veç kësaj, është më pak e moralshme kur Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përmendet në afera si ajo e Unazës së Madhe apo afera korruptive e rrugës Milot-Balldren.
Kliko linqet:
Katrahura me shifrat e Milot-Balldren/ Çfarë fshihet pas falsifikimit të të dhënave?
Pas zbulimit të mashtrimit me tenderin, pezullohet ndërtimi i “Unazës së Madhe”
Por ministrja Balluku nuk është e vetmja në qeverinë Rama që ka shkelur masat e pandemisë. Kryetari i Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj është ndër ata që shpesh është shfaqur pa maskë dhe në grumbullime për fushatë. Po ashtu ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë takime në ambiente të mbyllura pa maskë. Madje edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, që duhet të ishte e para që i respekton masat, shfaqet në takime pa maskë.
Aduhen votuar këto politikanë? Një njeri që shkel ligjin duhet të ndëshkohet edhe nëse është ministër apo deputet, por këtu ndodh e kundërta. Funksionarët publik që thyejnë ligjet ndihen mjaftueshëm të moralshëm për të na kërkuar edhe votën.