Një shtetas 23-vjeçar me inicialet J.S. ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Gjirojkastër, pasi ndihmonte imigrantët të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Ai ishte shpallur më parë në kërkim për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” , teksa sot është kapur dhe është ndaluar nga policia. I riu ishte dënuar më parë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Gjirokastrës më masën e sigurisë “arrest me burg” me akuzën për veprën penale të sipërpërmendur.
Njoftimi i policise:
Materialet hetimore i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme hetimore.
Gjirokastër
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit J. S., 23 vjeç, banues në Gjirokastër, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.