Kandidati për deputet nga AKK, Ramush Haradinaj, ka sqaruar sërish idenë e tij për bashkim me Shqipërinë.
Haradinaj në Rubikon në Klan Kosova ka theksuar se nëse deri në fund të mandatit të qeverisë së re nuk ndodh konsolidimi shtetëror i Kosovës, do të thërrasë referendum për bashkimin me Shqipërinë.
“Paralajmëroj me kohë aleatët që në përmbyllje të mandatit të qeverisë që del nga këto zgjedhje, atëherë do të kërkoj si politikan, si qytetar, referendumin për ta pyetur popullin për bashkim në union me Shqipërinë. Unioni mund të quhet vetëm Shqipëri, por mund që të jetë Kosovë-Shqipëri. Dikujt i duket kjo elektorale. Është paralajmërim i sinqertë që mund të vijmë tek ajo ditë. Nuk është rutinë kjo dhe elektorale. Mund të kthehet në realitet”, deklraon Haradinaj.
Pas kësaj ai ka përmendur edhe fusha të tjera si mirëqenia, politika e jashtme, me theks përmbyllja e statusit shtetëror të Kosovës.
Ai sqaroi se si union i përbashkët me Shqipërinë por pa hequr dorë nga të arriturat shtetërore. Kujtojmë se në zgjedhjet e 14 shkurtit, Haradinaj është bartës i listës së AAK-së, por synim ka postin e presidentit.
Fjala e plotë e Haradinaj: “Nëse 25 vjet pas lufte – një çerek shekulli ua kemi dhënë aleatëve për finalizimin e statusin tonë, anëtar i BE-së, NATO, atëherë t’ua lëmë qytetarëve që të vendosin për bashkim me Shqipërinë në union, duke krijuar vlera të përbashkëta institucionale, por pa u kthyer mbrapa”.
“Kemi 20 vjet që jemi besnik vizionit tonë ‘Kosovë e pavarur, anëtar i NATO-s, OKB-së’, por është e pashmangshme në një moment të caktuar, që të vlerësohet si të vazhdohet më tutje, të kërkohet perspektiva jonë, apo të vlerësohen opsione tjera: bashkimi në union me Shqipërinë”, ka thënë Haradinaj.
“Paralajmëroj me kohë aleatët që në përmbyllje të mandatit të qeverisë që del nga këto zgjedhje, atëherë do të kërkoj si politikan, si qytetar, referendumin për ta pyetur popullin për bashkim në union me Shqipërinë. Unioni mund të quhet vetëm Shqipëri, por mund që të jetë Kosovë-Shqipëri. Dikujt i duket kjo elektorale. Është paralajmërim i sinqertë që mund të vijmë tek ajo ditë. Nuk është rutinë kjo dhe elektorale. Mund të kthehet në realitet”