Skip to content
Aktualitet

Ekonomia në “ngërç”/ Kthim në 2019-n, qeveria publikon skenarët optimist dhe pesimist

· 2 min lexim

Qeveria ka hartuar tre skenarët e mundshëm se si do të vijojë ekonomia deri në vitin 2025. Pavarësisht premtimeve elektorale që qeveria ka bërë këto kohë, pritet që ekonomia të “kthehet pas” në shifrat e vitit 2019.

Sipas skenarit bazë pritet një rritje ekonomike  me 5.5 % këtë vit dhe 4.8 % në vitin 2022, për tu ngadalësuar më pas me rreth 4% në vitin 2024 dhe 2025.  Sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto, deri në vitin 2025 të ardhurat do të arrijnë në 29.1% dhe borxhi publik do të zbresë gradualisht në rreth 68% të PBB-së deri në të njëjtën periudhë.

Pra dhe në skenarin bazë të qeverisë, i cili pritej të ishte shpresdhënës, do të kemi një rënie ekonomike.

Veç skenarit bazë është dhe ai optimist. Në skenarin pesimist, rritja pritet të jetë 1.5 pikë përqindje më e ulët se ai bazë, duke rezultuar në 4% këtë vit dhe 2.5% në 2025-n, ndërsa të ardhurat buxhetore do të arrijnë në 28.6% të PBB-së.

Parashikon një rritje 0.5 pikë përqindje më të lartë sesa ai bazë, në 6% në vitin 2021 dhe 4.5% në 2025. Ndonëse rritja ekonomike pritet më e lartë, të ardhurat maksimale buxhetore nuk parashikohen më shumë se 29.2% e PBB-së.

Për ta kuptuar më thjeshtë që ekonomia sa do të vijë e do të jetë në rënie, në dy skenarët (optimist dhe bazë),  që duhet të ishin më pozitivët sa i përket rritjes ekonomike, financat parashikojnë që ekonomia të bëjëhapa pas në nivelet e 2019- të para krizës.