Skip to content
Aktualitet

“Je larguar katër herë si hajdut”, agravon debati mes ekspertëve të shëndetësisë: Ti i’u merrje lekë infermierëve

· 2 min lexim

Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes dy ekspertëve të shëndetësisë. Liljana Rama dhe Gjergj Koja  ishin të ftuar në emisionin “Open”, ku dhe agravoi debati mes tyre.

Ky i fundit i ka kujtuar koleges së tij kohën kur ka qenë drejtoreshë në sistemin shëndetësor dhe i fuste infermierët në punë kundrejt një pagese.

Rama nuk i ka mohuar këto akuza por ka vazhduar më tej, duke i kujtuar ekpertit se dhe ai ishte i korruptuar, duke i kujtuar atij katër largimet si hajdut nga sistemi shendetësor.

“Ore ti, kujdes kur akuzon. Kush flet, një person që është larguar katër herë si hajdut nga sistemi shëndetësor.”, shprehet ajo e revoltuar.

Debati i plotë:

Ramasaço:Shikoji kontratën, 0.03% e popullsisë e vaksinuar. Jemi ndër vendet e fundit në botë.

Koja:Ore mësoni të flisni more. Ju flisni kështu për të ardhur në pushtet. Nuk vihet në pushtet me injorancë, dhe duke bërë kështu lloj politike.

Ramasaço:Ti zotëri, mbajti ofendimet për vete, atë injorancën gjeje ku e ke ti, në rregull?!

Koja:Përrallë nga e kaluara flisni këtu, përralla të gjitha.

Ramasaço:Por kush je ti që flet për të gjithë botën këtu, kush je ti more, dhe mbaj gojën mos ofendo!

Koja:Pusho, nuk merr vesh nga këto gjëra, kur nuk merr vesh më mirë pusho. Se ti merr vesh nga të tjera punë, mos harro kur ke qenë drejtoreshë se e di unë, më kanë thënë infermieret, i fusje në punë me lekë, ma kanë thënë infermieret.

Ramasaço:Ore ti, kujdes kur akuzon. Kush flet, një person që është larguar katër herë si hajdut nga sistemi shëndetësor.

Eni Vasili:Ju lutem, jo ofendime personale.

Ramasaço: Qenke gënjeshtar dhe i pamoralshëm ti.

Koja: Pusho.

Vasili: Jo, këtu nuk ka pusho dhe mjaft mes të ftuarve, e vendos unë kush dhe kur flet, jo ju. Të gjithë keni ardhur për të folur këtu. Ti Koja ku fikesh?

Koja:Nuk kam ardhur për t’u fikur.

Vasili:Mos dëgjo vetëm veten, ku fikesh?!