Skip to content
Aktualitet

Mutacionet e Covid ngrenë alarmin, kjo simptomë e variantit afrikan mund t’ju shtrojë në spital

· 2 min lexim

Ndërsa mutacionet po shtohen dita ditës, identifkimi i tyre dhe vetë simptomave po studiohet gjithmonë e më shumë.  Një nga variantet e rrezikshme që u  krijua kohët e fundit është mutacioni i Afrikës së Jugut.

Sipas ekspertëve janë disa simptioma të caktuara që po u evidentuan nga vetë personat duhet të shtrohen në spital . E veçanta e këtij muatcioni është se përveç mushkrive ky variant i ri i Covid prek edhe zemrën duke krijuar mbajte të frymës.

“Kur oksigjenimi preket dhe është vërtet e vështirë të marrësh frymë është vërtet serioze. Kjo mund të jetë për shkak të inflamacionit të zemrës ose mushkërive”, shpjegoi doktori Shawn Nasseri për  Express.co.uk.

Gjithashtu varianti i Afrikës së Jugut është më  lehtë i transmetueshëm se variantet e tjera.  Rreth 105 raste janë evidentuar vetëm në Mbretërinë  e Bashkuar dhe ka të ngjarë të rritet në gjithë botën ndërsa përparon renditja e gjeneve.

Sipas Dr Nasseri, gulçimi është gjithashtu një simptomë e “miokarditit” – inflamacionit të zemrës.  Në një përmbledhje të 13 studimeve të botuara në Journal of Infection, mungesa e frymëmarrjes është një faktor kryesor rreziku për rezultate të sëmundjes së rëndë dhe kritike me COVID-19.

Sa i përket shpresave se vaksinat mund t’i luftojnë këto mutacione të rrezikshme, deri më tani asnjë nga kompanitë përkatëse nuk ka dhënë siguri se janë efektive dhe në zhdukjen e këtyre rasteve.