Identifikohet rasti i parë në Shqipëri me mutacionin britanik të covid-19. Ky lajm bëhet i ditur nga gazeta gjermane Frankfurter Allgeneine Zetuig.
Bëhet fjalë për rastin e një 22 vjeçare shqiptare, e cila ka shfaqur simptoma të lehta të këtiju mutacioni të ri. Ajo mësohet të jetë larguar këto ditë nga Shqipëria në Taunus, një qytezë pranë Heisenit.
Edhe pse mutacioni është shfaqur në Gjermani, ekspertët shfaqin skepticizëm për vendin tonë.
Sa i përket 22 vjeçares (emigrante në Gjermani), ajo po mbahet në karantinë sipas kushteve të Departamentit Lokal të Shëndetësisë.
Deri më tani, autoritetet shqiptare kanë bërë me dije se në vendin tonë ende nuk ka asnjë rast të mutacionit britanik. Ditën e djeshme, vetë ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Ogerta Manastirliu tha se po vijojnë testimet por nuk ka asnjë rast të identifikuar.
“Aktualisht në Shqipëri nuk kemi konfirmim të rasteve me variantin e ri të Covid-19, por duhet të jemi vigjilent për të kapur në kohë rastet.”, është shprehur ajo me bindje.
Nga ana tjetër, ekspertët gjermanë thonë se Shqipëria është ende në kohë për të identifikuar kontaketet e fundit të të infektuarës, me qëllim shkëputjen e zinxhirit të infektimeve.
Studiuesit thonë që simptomat e variantit britanik janë të njëjta me të parin, variateti është i njëjtë, kohëzgjatja është po e njëjtë, por transmetueshmëria është shumë më e madhe.