Skip to content
Aktualitet

E pazakontë/ U kthye nga Barcelona i vdekur dhe pa zemër, cfarë ndodhi me të riun nga Shqipëria

· 2 min lexim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me të riun shqipëtar në spitalin e Barcelonës.  33 vjeçari Saimir Sula mësohet të ketë humbur jetën në spitalin spanjoll dhe në trupin e pajetë është vënë re mungesa e organit të zemrës.

Ky lajm bëhet i ditur nga motra e viktimës, e cila ka bërë dhe kallzimin në Prokurori.  Ajo shpjegon se vëllai i saj shkoi në Barcelonë për të kërkuar ndihmë mjekësore, ku ndenji i shtruar disa ditë. Më 9 maj ai u deklarua i vdekur dhe familjarët morën trupin e pajetë.

Motra e të ndjerit, sqaroi se trupi i tij nuk u lejua të shikohej nga të afërmit në ambientit e spitalit spanjoll.  Familja e vuri re mungesën e organit në momentin kur Sula do të dërgohej për në banesën e fundit.

Dyshimet e familjes Sula konsitojnë në faktin se  mjekët spanjoll e kanë i kanë marrë zemrën në rrethana të paqarta, ndaj dhe kanë shtyrë me disa ditë ceremoninë e varrimit.

Pas kallëzimit të bërë, prokurori ka nisur menjëhërë hetimet. Në këtë hetim  po kërkohet dhe ndihma e autoriteteve spanjolle për të zbardhur arsyet e mungesës së zemrës në trupin e Saimir Sulës.

“Në trupin e kufomës Saimir Sula, në kqyrjen e jashtme përveç prerjeve autoptike dhe ndryshimeve pas vdekjes, nuk u vunë re dëmtime të shkaktuara nga dhuna. Nga kqyrja e brendshme e organeve dhe të dhënave mikroskopike nga ana jonë u konstatuan bronkopneumoni sero-deskuamative dhe hepatit koronik persistent. Autolizë e organeve dhe mungesë të organit jetësor, zemrës”, thuhet në raportin e mjekëve në Tiranë.