Në një kohë ku infektimet në mbarë botën po rriten sërish, ku rreshtohet një numër i lartë mutacionesh nga lindja në perëndim, një valë e tretë virusi vjen si këmbanë alarmi jo vetëm për Shqipërinë, por gjithë Europën.
Tashmë jemi duke u përballur me kundërsulmin e ri të pandemisë, atë të mutacioneve. Figura të njohur politike e mjekë nga e gjithë bota ,mbështesin idenë se këto vatriante të reja mund të jenë edhe më të rrezikshme se vetë Covid.
Vetë kryeministri i Anglisë Boris Jonson, ka deklaruar se sëfundmi është vënë sre se format e reja të virusit janë më ngjitëse dhe me probabilitet vdekshëmrie më të lartë.
“Ne u informuam sot që përveç përhapjes më të shpejtë, tani duket se ka disa prova që varianti i ri – i zbuluar për herë të parë në Londër dhe Anglinë juglindore ka vdekshmëri më të lartë”, tha Boris Johnson në konferencë për shtyp.
Por çdo të thotë përhapje me e lartë dhe vdekshmëri më e lartë? Pra në një kohë të shkurtër virusi përhapet shumë më shpejtë se Covid19, dhe ekzistojnë shanset se më shumë vdekje mund të ndodhin në vijim.
Sa u përket vaksinave, edhe pse një vit pasi u evidentuan rastet e para me coronavirus, deri më tani kanë rezultuar pozitive vetëm për Covid 19 dhe jo për mutacionet.
Deri më tani njihen mutacioni i anglisë dhe Afrikës së Jugut cilësohen si më të rrezikshmit dhe pë ta dëeri tani asnjë vaksinë nuk ka dhënë sigurinë se vaksinat mund t’i japin zgjidhje.
Vlen për t’u përmendur se muatcionet janë shumfishim i vetë virusit në miliona kopje të ndryshme sipas personave që janë të infektuar. Pra, përjashtimi i mundësisë se muatcione të reja nuk do të shafqen është i përjashtuar.
Të ndodhur në një “luftë” me një armik të panjohur, shumë vende europiane e kanë parë si zgjidhje ri-ngushtimin e masave.
Pas analizimit të shifrave në rajonin e Athinës, epidemiologët e komitetit të posaçëm të Ministrisë së Shëndetësisë pritet që të propozojnë të premten masat e reja.
Kujtojmë gjithashtu Portugalinë, e cila në fillim të muajit që lam pas (janar), shënoi dhe kulmin e infektimeve dhe numrit të vdekjeve.
Sa i përket vendit tonë, në një raport të fundit të nxjerrë nga EUROSTAT, Shqipëria renditej në vendet me vdekjet më të larta në Europë.
Lidhur me këtë regaoi dhe presidenti i Vendit Ilir Meta i cili kërkoi nga qeveria ndryshim të masave dhe një strategji të qartë të vaksinimit.
“Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT, sipas të cilave asnjë shtet i BE nuk rezulton për vitin 2020 të ketë patur një rritje të numrit të jetëve të humbura me mbi 100%”, theksoi Meta.
Deri më tani në vend janë lënë po të njëjtat masa me kufizim oraridhe mbajtje e detyrueshme e maskave në çdo ambient publik. Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk e ka përjashtuar ashpërsimin e masave në rast se vdekshmëritë dhe infektimet në vend nuk do të ulen në vazhdim./Gazeta Reforma