Pas skandalit të bujshëm në “Për’puthen”, shumë fansa që kishin ndjekur çiftin më të famshëm të programit, Tea-Andi, nisën të braktisnin faqet e tyre në rrjete sociale. Në vetëm pak ditë Tea humbi rreth 40 mijë ndjekës në rrjete sociale, diçka që i kushton jo pak famës së madhe që ajo mori në 5 muaj në program.
Ndërkohë më në fund ditën e sotme ajo hodhi hapin që të gjithë po prisnin prej kohësh, duke fshirë fotot që kishte me Andi Shehun nga Instagrami. Madje dy protagonistët e kësaj historie fshinë edhe foton e Giveaway-t të përbashkët.
Ndërkohë së fundmi Tea ka zbuluar se faqja e saj e Instagramit është mbyllur. Ajo ka publikuar në faqen e qenit të saj një foto, në të cilën shihet se asaj i ka ardhur një mesazh për videon që publikoi në Youtube për të treguar të vërtetën e lidhjes së saj me Beartin. Pasi videoja është bllokuar dhe fshirë, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me “Instagram”-in e Teas.
“Në fillim video në Youtube, tani Instagrami! Çfarë tjetër?”, ka shkruar Tea e habitur. Siç duket ajo nuk po e kupton se çfarë po ndodh me llogaritë e saj dhe pse duhej t’i mbyllej faqja në Instagram.
“Meritoni të gjithë një shpjegim, kam qenë dhe vazhdoj të jem në një lidhje me Beartin por jo, nuk e kam tradhtuar Andin. Mbaj përgjegjësi përpara të gjithë atij publiku që na ka mbështetur, na ka dashur dhe ju kërkoj falje, ju kërkoj shumë ndjesë. Sa e vështirë është të gjesh fjalët e duhura dhe të shprehësh gjithçka që ke në kokë dhe që ndjen. Ka ardhur koha të dini të gjithë të vërtetën. Historia ime ka nisur gjatë takimit në “Për’puthen” te ajo mobileri, ku na është ngjallur një interes i pashpjegueshëm për njëri-tjetrin. Nuk e kishim idenë se çfarë do të vinte më pas. Mesin e nëntorit vendos të ndërmarr një udhëtim për në Kosovë. Edhe për këtë produksioni ka qenë në dijeni, për udhëtimin tim ku takova Beartin. Ka qenë në dijeni Olsa, Arjani jo. Produksioni ka qenë i informuar prej meje, e kam treguar që kisha komunikim me Beartin. Pas kësaj nuk dija si të veproja, ndjeja një përgjegjësi morale, ligjore, sigurisht edhe respekt ndaj produksionit. Andi gjithashtu ka qenë i informuar, edhe ai u gjet në këtë situatë, nuk kishte çfarë të thoshte. Të dy nuk dinim çfarë të bënim, çfarë drejtimi t’i jenim, thjesht ndenjëm dhe pritëm. Sepse për njerëz që ishin larguar nga emisioni, ishte përmenduar gjoba, ndjekja ligjore, gjyqi dhe kjo na bëri të mos kishim kurajo për të ndërmarrë vendimet tona personale. Kalonin javët dhe prisnim të na largonin. Dilnim për inerci, pyesnim gazetarët na thoni ndonjë temë për çfarë të flisnim. Jemi munduar që të jemi korrektë me të gjitha, harruam një gjë shumë të rëndësishme, ndoshta prej moshës, ndoshta prej mungesës së informacionit, se si mund të veprosh në situata të tilla, ndoshta prej të gjendurit vetëm”.
Më tej shton se publikimi i fotografive erdhi prej tyre dhe ishte i qëllishëm.
“Harruam që po ju gënjemin ju, po gënjenim një popull të tërë, harruam që po ju gënjenim ju që na deshët. Unë dhe Andi kemi dashur të largohemi që prej mesit të dhjetorit, ndoshta dhe pak më herët, kemi dashur të dilnim jashtë, të vazhdonim jetët tona, si dy miq shumë të mirë që në fakt jemi, secili në drejtimin evet. Kjo histori u zgjat deri në fund të janarit dhe ne vendosëm të mos ishim më pjesë e kësaj loje. Nuk po na e mbante më shpirti, unë ndihesha si e burgosur që s’isha dënuar. Erdhi një pikë ku unë vendosa që të jemi të sinqertë me publikun që na ndjek, me një publik që jetoi me ne gjatë atyre muajve të emisionit. Kështu që i publikuam ne ato foto që dolën me Beartin me qëllim, sepse pavarësisht reagimit që do merrnim, kërcënimeve, ofendimeve, për hir të sinqeritetit, jemi duke u dënuar publikisht. Gjithsesi ndihem e lumtur, e çliruar që më në fund do e jetojmë jetën tonë ashtu siç duam ne”, tregoi Tea në videon e saj.