Një video nga prapaskena kur kamersat ishin të fikura është traspetuar mbrëmjen e sotme në Për’Puthen Prime.
Një debat mes Edit dhe Melisës ka ndodhur në prapaskenë në lidhje me historinë e saj gjatë fëmijërisë kur ishte e bullizuar dhe dhunuar nga bashkëmoshatarët gjersa jetonte jashtë. Ai i tha se nuk e kishte pasur personale me të duke i kërkuar edhe falje, por vajza ka shpërthyer ndaj tij.
“Gjithçka nisi nga një batutë e Edit, atë ditë po debatonim edhe me Mevlanin dhe ishte Edisoni që tha ti që jep leksione për bullizimin je e para që bullizon. Këto janë reagime që bëj unë vetë. Në debate që kalojnë. Mu bë çdo gjë lëmsh dhe thjesht u bllokova”, tha Melisa.
“Unë e nisa me një batutë me Mevlanin dhe i them që mirë femrat po të sulmojnë po edhe çunat. Në backstage t thash aman se mos ftohesh dhe më thotë që je person i fundit që mund të më ngrohësh. Ishte ideja që këto ditë ke bërë shumë viktimën”, tha Edi.
“Nëse ti më përmend edukatën, nuk dua t’ia di. Ti më përmend edukatën mua dhe unë e marr shumë personale”, tha Melisa.
Pas debatit mes Melisës dhe Edit mbrëmjen e sotme në Për’Përputhen Prime ka reaguar edhe Elvisi.
Ai i tha Melisës se ajo ka hyrë duke bullizuar dhe tani po jep leksione bullizimi.
Kjo ka sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të Melisës e cila la studion dhe u largua duke qarë.
Debati Elvis-Melisa:
Elvisi: Ti ke hyrë me sëpatë këtu e na jep leksione.
Melisa: Unë po jap leksione?
Elvisi: Ti pra po na jep leksione, po boll.
Melisa: Ashtu ee, po mirë atëherë vazhdoni emisionin.
Elvivi: Po boll tani se për çfarë kam ardhur këtu për të marrë leksione nga Melisa?