Shumë njerëz mendojnë se janë gratë ato që realisht sundojnë botën dhe përjashtim nuk bën as rasti i votimeve. Në muajin prill në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe sipas disa sondazheve, duket se janë gratë ato që do të vendosin fatin e votimeve.
Euronews Albania ka prezantuar një sondazh në bashkëpunim me MRB ku janë pyetur 1600 individë me të drejtë vote. Nga të dhënat e këtij sondazhi bie në sy fakti se femrat janë më të vendosura se meshkujt për të shkuar në votime. Pyetja ka qenë nëse do të votonin në zgjedhjet pralamentare dhe një pjesë e madhe e grave të anketuara janë përgjigjur me po. Vetëm 3.7% e tyre kanë thënë se nuk do të votojnë, ndërsa nga meshkujt kanë qenë 6.4% ata që kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në votime. Meshkujt përbëjnë numrin më të madh edhe në grupin e të lëkundurve pasi nuk janë të vendosur ende nëse dota përdorin të drejtën e tyre për të votuar.
Me afrimin e zgjedhjeve këto shifra mund të ndikojnë edhe në mënyrën se si partitë politike do të ndërtojnë fushatën e tyre. Elektorati gri është edhe më i madh se shifrat që paraqiten në sondazhe dhe politikanëve do iu duhet të bindin shumë njerëz.