Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Letra e urimeve të Zhustit për Ndrenikën, i kujton batutat dhe nofkën…

09:55 01/01/2021
Reading Time: 3 min lexim

Viktor Zhusti i dërgon një letër të gjatë urimi për Vitin e Ri shokut të tij Robert Ndrenika. Mes rreshtave të këtij teksti të ndjerë dalin imtësi të rëndësishme të jetës së tyre, kujtime, mbresa, nofka e batuta. Kjo është një  nga ato letrat e rralla që mbeten në kujtesë.

Urime per Vitin e Ri 2021. (Sivëllait dhe kolegut fisnik ROBERT NDRENIKA )

Robert i dashur ! Unë, përgjithësisht shkruaj urime dhe për Krishtlindje dhe për Bajram dhe për ditlindje dhe për ndonjë festë tjetër. Shkruaj pse, urimet në të tilla raste, si një urë e brishtë më lidhin me jetën, pasi, me pelqen a jo, pensioni dhe mosha, vendosin një kufi të dhimbshëm me njerëzit, botën, artin…

Do desha, i dashur Bert, më këtë rast, sëbashku me ty, emër për emër, të uroj dhe dhjetra miq, kolegë, aktorë e regjisorë, brenda e jashtë vendit, por siç fort mire e di dhe ti, kjo “dreq raca jonë”, ka kujtesë njerëzore kur është rasti për të justifikuar harresat e veta (qoftë dhe të tekstit gjatë shfaqjes), por nëse “guxon” të harrosh pa përmendur qoftë dhe njeri prej tyre, (siç dhe më ka ndodhur), ke lënduar keqazi sedrën e tij dhe, ky “mëkat i ububushëm”, jo vetëm që nuk të falet, por as dhe të fshijet më kurrë nga CiVi-ja, (siç dhe e kam provuar), pasi në të tilla raste, kemi kujtesë elefantësh…

Prandaj, duke mos dashur të rregulloj një gabim bëj një më të madh, urimi për të gjithë, ndonse tepër i përzemërt, është i përgjithshëm. I miri Bertuç ! I nisëm studimet së bashku, në të njëjtën klasë, në Vitin e hershëm 1960 dhe 60 vjet pas tyre, nuk u lodhëm as nga humori dhe as nga hallet e njeri-tjetrit. Ka rastisur që dhe t’a kemi mërzitur njeri-tjetrin, por kurrë nuk iu mërzitëm njeri-tjetrit. Diferenca jonë në moshë është 10 muaj (e ke ndjerë, besoj, respektin ndaj teje si më i madh…) e megjithë këtë diferencë të vogël, çdo herë, në skenë t’i luaje “babanë e dhimbshëm”, unë “djalin plangprishës”, ti të mirin, unë të keqin, kur luajtëm një akt nga Shekspiri, ti zgjodhe Otellon, mua më le Jagon, unë (nga respekti siç të thashë), të kam thirrur më shkurtime miqësore: Bert, Bertuç, (së fundi me shkurtimin amerikan) Bob, kurse ti (si me karakter më të qëndrueshëm), vazhdimisht me nofkën “ e grek-o”, e prapë nuk u keqkuptuam si njerëz, nuk u ndamë si shokë, nuk nguruam të bashkëpunojmë si kolegë.

Po bëhet gati një vit që nuk jemi takuar, ti në atë-dhe, unë në mëmë-dhe. Na distancoi (s’më vjen për mbarë të them “n’a ndau”) Covid 19-ta e megjithatë qetësohem sa herë dëgjoj emrin dhe zërin tënd dhe në atë zë, shquaj nuance humori e gjallërie, pasi edhe pse “bir plangprishës”, më shqetëson shëndeti jot, “baba”… S’ka pse nxitohemi dhe as të merzitemi se u lodh duke n’a pritur Shën Pjetri, kemi akoma motive për të qëndruar në këtë botë, në këmbë, të gjallë, energjikë, hajde, po shtoj dhe: optimistë…

Pastaj ti vetë e ke pohuar (sa kam qeshur kur tek “Thëniet filozofike”, krahas atyre të Aristotelit, Konfucit, Comeniusit etj, lexova të shtuar dhe thënien tënde) “S’ka pse nxitohesh, nëse është fat, herët apo von, do të ndodhë” ! Dhe kështu, Bob i dashur, të uroj që motmotin e ri 2021 t’a kalojmë gëzueshëm, mes dashurisë (reale a virtuale) të të afërmve, miqve, kolegëve edhe pse në horizontin tonë dhe të këtij vendi sherrxhinjsh ku u rritëm, në këtë fillim dimri, shfaqjen herë pas here, re të zeza…

Etiketa: NdrenikaurimZhusti

Të tjera

Horoskopi sot: 7 Gusht 2025
Horoskopi

Horoskopi sot: 7 Gusht 2025

DASHI Keni energji në anën tënde, por tani ke nevojë edhe për drejtim. Ke qenë impulsiv në disa vendime, por...

07:57 07/08/2025
A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI? Rikthimi i Gerond Meçes sinjalizon fundin e një epoke në tenderat e teknologjisë
Aktualitet

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI? Rikthimi i Gerond Meçes sinjalizon fundin e një epoke në tenderat e teknologjisë

Zhvillimet e fundit në sektorin publik të teknologjisë së informacionit në Shqipëri tregojnë qartë se monopoli i gjatë i Ermal...

23:04 06/08/2025
Para

Ku e kaluan ndërrimin e viteve Presidentja Osmani dhe Kryeministri Hoti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

22:15 07/08/2025
Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

19:25 07/08/2025
Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

19:02 07/08/2025
Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

18:40 07/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.