Ne presim qe Qeveria të blejë vaksinat Covid nga Pfizer, nga Thesari dalin 48 oret e fundit 5.5 milionë euro për tre inceneratorët. Qeveria i ka kryer 11 transaksione financiare për llogari të tre koncesioneve.
Denoncimi është bërë nga Dorian Teliti. “Për fat të keq, në këtë periudhë të vështirë qytetarët u braktisën nga qeveria. Prioriteti i Kryeministrit në ikje Edi Rama nuk ishin qytetarët, por klientët e pushtetit. Në asnjë moment, Kryeministri nuk u ngrit në lartësinë e detyrës, por i la shqiptarët në baltë, ashtu siç ka bërë gjithmonë në këto 7 vite të qeverisjes së tij. Edi Rama nuk zgjodhi të ndihmojë njerëzit në nevojë dhe ekonominë e vendit tonë, por i la në mëshirë të fatit duke ofruar paketën ndihmëse direkte më të ulët në rajon.
48 oret e fundit të vitit Qeveria i përdori për të kryer 11 transaksione financiare për llogari të tre inceneratorëve, që zhdukin taksat e qytetarëve të ndershëm të vendit tonë. Plot 5.5 milionë euro shkuan për llogari të vetes, të ministrave të tij dhe të mercenarëve në media që përpijnë paratë publike.
5.5 milionë euro me një dorë, ndërkohë që familjet shqiptare nuk kanë para mjaftueshëm për të blerë shportën bazë të ushqimeve e jo më gjelin e vitit të ri. Janë 5.5 milionë euro që nuk shkuan për 65 mijë familjet në ndihmë ekonomike, të cilat mund të merrnin lehtësisht 100 mije lekë të vjetra ndihmë financiare këtë fundvit, nëse Edi Rama nuk do të kishte zgjedhur përfitimin personal.Sot çdokush e ka të qarte se Edi Rama është një dështim. Është mbushur kupa e florinjtë e qeveritarëve dhe oligarkëve të tyre me paratë tona, por akoma më plot është mbushur kupa e mjerimit të shqiptarëve të braktisur, të cilët shohin një të ardhme të zezë, nëse Edi Rama nuk largohet nga posti që mban.
Edi Rama eshtë një dështim, pasi ai nuk ka asnjë shanc për të korrigjuar të këqijat që ka bërë në këto 7 vite”, u shpreh Teliti, shefi i kabinetit të Lulzim Bashës.
/Gazetareforma.com/