Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Thesari i Shtetit: 5.5 milionë euro për 3 inceneratorët, 11 transaksione në 48 orët e fundit

18:06 31/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ne presim qe Qeveria të blejë vaksinat Covid nga Pfizer, nga Thesari dalin  48 oret e fundit 5.5 milionë euro për tre inceneratorët. Qeveria i ka kryer 11 transaksione financiare për llogari të tre koncesioneve.

Denoncimi është bërë nga Dorian Teliti. “Për fat të keq, në këtë periudhë të vështirë qytetarët u braktisën nga qeveria. Prioriteti i Kryeministrit në ikje Edi Rama nuk ishin qytetarët, por klientët e pushtetit. Në asnjë moment, Kryeministri nuk u ngrit në lartësinë e detyrës, por i la shqiptarët në baltë, ashtu siç ka bërë gjithmonë në këto 7 vite të qeverisjes së tij. Edi Rama nuk zgjodhi të ndihmojë njerëzit në nevojë dhe ekonominë e vendit tonë, por i la në mëshirë të fatit duke ofruar paketën ndihmëse direkte më të ulët në rajon.

Zgjedhja e tij ishte e qartë, braktisi shqiptarët dhe vendosi të ndihmojë thjesht dhe vetëm miqtë e oborrit qeveritar. Kjo duket qartë edhe në vendimin e tij të fundit për këtë vit. Nga një anë, braktisi plotësisht qytetarët, nga ana tjetër dha miliona euro për incineratorët.

48 oret e fundit të vitit Qeveria i përdori për të kryer 11 transaksione financiare për llogari të tre inceneratorëve, që zhdukin taksat e qytetarëve të ndershëm të vendit tonë. Plot 5.5 milionë euro shkuan për llogari të vetes, të ministrave të tij dhe të mercenarëve në media që përpijnë paratë publike.

5.5 milionë euro me një dorë, ndërkohë që familjet shqiptare nuk kanë para mjaftueshëm për të blerë shportën bazë të ushqimeve e jo më gjelin e vitit të ri. Janë 5.5 milionë euro që nuk shkuan për 65 mijë familjet në ndihmë ekonomike, të cilat mund të merrnin lehtësisht 100 mije lekë të vjetra ndihmë financiare këtë fundvit, nëse Edi Rama nuk do të kishte zgjedhur përfitimin personal.Sot çdokush e ka të qarte se Edi Rama është një dështim. Është mbushur kupa e florinjtë e qeveritarëve dhe oligarkëve të tyre me paratë tona, por akoma më plot është mbushur kupa e mjerimit të shqiptarëve të braktisur, të cilët shohin një të ardhme të zezë, nëse Edi Rama nuk largohet nga posti që mban.
Edi Rama eshtë një dështim, pasi ai nuk ka asnjë shanc për të korrigjuar të këqijat që ka bërë në këto 7 vite”, u shpreh Teliti, shefi i kabinetit të Lulzim Bashës.

/Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: InceneratorTelitiThesari.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Italia shënon 555 viktima nga Covid në ditën e fundit të 2020-s

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English