Skip to content
Të Gjitha

Këshilltari i Ramës ankesa për vonesat e BE-së në vaksinimin anti-covid, Rusia: Jemi gati të sjellim “Sputnik V” në Shqipëri!

· 2 min lexim

Ambasada e Federatës ruse në Tiranë, ka deklaruar se është e gatshme që të sjellë në Shqipëri vaksinën e prodhuar ruse anti-covid, “Sputnik V”.

Bëhet me dije se selia diplomatike i është përgjigjur këshilltarit të kryeministrit Edi Rama, Endri Fugës.

Ky i fundit me anë të një postimi në rrjetin social twitter, u ankua se Bashkimi Evropian (BE), ka lënë jashtë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Pas këtij postimi, ambasada ruse në Tiranë ka reaguar, duke i kthyer përgjigje këshilltarit të kryeministrit Rama, Endri Fugës dhe duke i ofruar zgjidhjen me vaksinimin sa më të shpejtë anti-covid të popullsisë shqiptare, me vaksinën e prodhuar ruse “Sputnik V”.

Postimi i plotë:

“I nderuar z. Endri Fuga,

Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte (https://rdif.ru/Eng_Index/) është autorizuar që të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër Covid-19.

Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri.

Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit.

Në çdo rast, e përsërisim informacionin e postuar më parë për karakteristikat dhe avantazhet e saj në krahasim me një serë vaksinash të tjera”, i ka shkruar Ambasada ruse këshilltarit të kryeministrit Edi Rama, Endri Fugës./Gazetareforma.com/