Skip to content
Të Gjitha

Anëtari i shtatë i Kushtetueses, KED vendos sot për gruan e analistit Bejtja

· 2 min lexim

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të votojë për anëtarin e 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Në garë për këtë post është vetëm kandidatja e lejuar më parë, Sonila Bejtja, gruaja e analistit Andi Bejtja.

Sipas njoftimit zyrtar, KED sot interviston, vlerëson, pikëzon si dhe bën renditjen për këtë garë. Pritet që në fund të miratohet edhe lista përfundimtare që i çohet Presidentit për dekretim.

Disa ditë më parë me emërimin e Përparim Kalos nga Presidenti Meta, Gjykata Kushtetuese rifitoi funksionalitetin falë plotësimit të kuorumit me 6 anëtarë. Pritet të shihet nëse brenda 2020 Gjykata Kushtetuese do të bëhet me 7 anëtarë apo do t’i lihet 2021.

Njoftimi i KED

Brenda afatit 5 ditor nga përfundimi i procedurës së verifikimit, të parashikuar nga neni 239/1 i ligjit nr. 115/2016, ditën e hënë datë 28.12.2020, ora 10:00, thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:

Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019

Miratimi i ekspertit për vlerësimin e nivelit te zotërimit te gjuhës së huaj (atë angleze), te deklaruar nga kandidati i lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërprerje e procedurës se vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese për kandidatin e lejuar Altin Binaj. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatëve të lejuar: Sonila Bejtja.

Zhvillimi i intervistës me kandidatët e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019, si më poshtë:

Sonila Bejtja.

Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatët e lejuar.

Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.

/Gazetareforma.com/