Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Maqedonia e Veriut merr vaksinën anti-covid para Shqipërisë, ja shteti i cili po ndihmon fqinjët tanë

23:17 25/12/2020
Reading Time: 1 min lexim

Bashkimi Europian ka bërë me dije se do të shpërndajë mbi 100 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit për vendet që nuk janë pjesë e BE-së.

Mirëpo për t’i tërhequr këto vaksina, duhet që shtetet jo anëtare të BE-së të të kenë marrëveshje me shtetet anëtare, në mënyrë që vaksinat të kalojnë përmes tyre.

Maqedonia e Veriut duket se do t’i marrë vaksinat kundër koronavirusit shumë shpejt, pasi disa shtete anëtare të BE-së kanë shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar.

Ndërkohë shteti i fundit është Austria, ku qeveria e së cilës ka marrë vendimin për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut dhe pritet që vaksina të mbërrijë në vendin fqinj në ditët e para të janarit.

Po ashtu sot, ditën e Krishtlindjes, 9750 doza me vaksinën kundër koronavirusit nga kompania Pfizer-BioΝTech kanë mbërritur edhe në Greqinë fqinje, ndërsa vaksinimi pritet të fillojë menjëherë.

Vaksinat do të ruhen në zona të veçanta, që plotësojnë të gjitha specifikat e nevojshme dhe nga aty do të shpërndahet në qendrat e vaksinimit. Mjekët në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit do të jenë të parët që do të vaksinohen.

Më 27 dhjetor, vaksinat e para do të kryhen në spitalet e Atikës. Ndërkohë, ditën e diel do të vaksinohen edhe Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou dhe Kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Pas të dielës, do të vijojë vaksinimi edhe në spitalet e rajoneve të tjera. Deri më 30 dhjetor, në Greqi pritet të mbërrijnë edhe 83850 vaksina nga Pfizer. Deri në fund të marsit, Greqia do të marrë më shumë se 1,2 milionë doza nga kompania Pfizer-BioNTech./Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: greqiamaqedoniPhizervaksina

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Zbatoi protokollin natën e vrasjes së Klodian Rashës, kolegu i Nevaldo Hajdarit rikthehet në repartin "Shqiponja"

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English