Skip to content
Bota

Pasojat post-covid, studimi holandez: Mushkëritë e të infektuarve mund të rigjenerohen vetë!

· 2 min lexim

Një studim i bërë së fundmi nga Universiteti Radboud në Holandë mbi personat e infektuar me Covid-19, ka dalë në përfundimin se indet e dëmtuara të mushkërive nga virusi mund të rigjenerohet me kalimin e kohës.

Në studimin e publikuar në revistën e Sëmundjeve Infektive Klinike, shkruhet se indet e mushkërive të pacientëve me Covid mund të shërphen brenda 3 muajve.

Në studim morën pjesë 124 persona të cilët ishin të shëruar nga Covid-19 dhe ekzaminimi i mushkrive të tyre zgjati për 3 muaj.

Në  fund të 3-mujorit mjekët panë se indet e pacientëve të infektuar me Covid kanë filluar duke u shëruar. Autori i studimit, Bram van den Borst, tha se është inkurajuese që të shohësh mushkëritë e një personi të rigjenerohen në atë mënyrë.

“Është inkurajuese të shohësh që mushkëritë pas Covid-19 shfaqin këtë nivel të rimëkëmbjes”, tha doctor Van den Borst, autori i studiimit.

Një mënyrë tjetër për të shërimin e indeve të mushkërive është edhe rehabilitimi. Studiuesit e studimit janë shprehur se sa më shpejt që pacientët të fillojnë një program rehabilitimi aq më i shpejt është shërimi i tyre.

Kujtojmë se koronavirusi sulmon indet e mushkërive dhe rrit inflamacionin e brendshëm, për shkak të mënyrës se si sistemi imunitar i kundërvepron virusit./Gazetareforma.com/