Skip to content
Të Gjitha

Shifrat në 24 orë, dhjetra viktima e qindra raste të reja nga covid-19 (BILANCI)

· 2 min lexim

Kurba e rasteve të reja dhe vdekjeve nga covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, mbetet pothuajse e pandryshuar.

Ministria e Shëndetësisë informon sot se janë 510 raste të reja dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid-19.

Janë kryer 2,198 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 510 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 224 raste në Tiranë, 40 në Fier, 35 në Durrës, 22 në Shkodër, 21 në Vlorë, 16 në Mirditë, nga 12 raste në Elbasan, Lezhë, nga 10 raste në Kamëz, Peqin, nga 9 raste në Kavajë, Berat, Kuçovë, 8 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 6 raste në Librazhd, Sarandë, nga 5 raste në Rrogozhinë, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Pogradec, Dibër, nga 3 raste në Kukës, Tropojë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh, nga 2 raste në Devoll, Pukë, Përmet, Shijak, nga 1 rast në Korçë, Has, Mallakastër, Delvinë, Prrenjas, Klos, Patos, Cerrik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 477 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,276 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 346 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetar nga Tropoja, të moshave 57-78 vjeç.

COVID-19 – Statistika (24 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 510

Të shëruar në 24 orë 477

Të shtruar në spitale 346

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 2198Testime totale 247,451

Raste pozitive 54,827

Raste të shëruara 30,276

Raste Aktive 23,426

Humbje jete 1125

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13089

Fier 1597

Shkodër 1313

Durrës 1288

Vlorë 1062

Korçë 964

Elbasan 925

Berat 886

Lezhë 878

Gjirokastër 506

Kukës 488

Dibër 430/Iconstyle.al/