Gjyqtarja Zhaklina Petro tërhiqet nga gara, njofton Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Sipas këtij institucioni, kanë përfunduar procedurat për verifikimin e kandidates për Gjykatën Kushtetuese, Zhaklina Peto.
KED njofton se gjyqtarja është tërhequr nga gara për vakancën e shpallur nga Presidenca.
“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi me shqyrtimin e gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 vendosi:
Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, së kandidaturës së Zj. Zhaklina Peto, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese” – thuhet në njoftimin e KED.
Pasditen e sotme Presidenca ka emëruar gjyqtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalon duke e bërë funksionale.
Juristja Zhaklina Peto, është rrëzuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, për shkak të problemeve me pasurinë, por ka tërhequr vëmendjen me këmbënguljen e saj disavjeçare për t’u bërë anëtare e Kushtetueses. Peto është skualifikuar 2 herë nga KED në garë për Kushtetuesen por u rikthye sërish nga Gjykata Administrative e Apelit.Më 7 dhjetor 2020 Gjykata e Apelit Administrativ, ka rikthyer në garë kandidaten për Gjykatën Kushtetesuese Zhaklina Peto. Kujtojmë se një javë parë gjykata Administrative rrëzoi ankimimin e skualifikimit të kandidatit të Gjykatës Kushtetuese Eugen Papandile.
Tashmë në garën për Kushtetuesen ka mbetur vetëm 1 kandidate, Sonila Bejtja.
/Gazetareforma.com/