Skip to content
Të Gjitha

E rëndë në Tiranë/ Në gjendje të rënduar, hidhet nga Ura e Institutit 30-vjeçari!

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Tiranës paraditen e sotme, në zonën e Institutit.

Sipas njoftimit të policisë, një 30-vjeçar me iniciale P. S., është vetë hedhur nga Ura e Institutit.

I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ka thyer këmbët gjatë hedhjes nga ura dhe më pas është transportuar me urgjencë për në spital.

Dyshohet se 30-vjeçari P.S., ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike kur ka ndërmarrë këtë veprim, që mund të kishte rezultuar fatal për jetën e tij.

Ngjarjen e kanë parë disa kalimtarë të rastit, të cilët kanë shkuar menjëherë në ndihmë të të riut.

Për shkak të rënies nga lartësia 30-vjeçari P.S. ka thyer të dyja këmbët.

Kalimtarët kanë njoftuar menjëherë ambulancën e cila pas mbërritjes i ka dhën ndihmën e parë të riut.

Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 23.12.2020, rreth orës 12:30; dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga ura e Institutit, shtetasi P.S., 30 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Gazetareforma.com/