Prokuroria përfundon hetimet për të akuzuarit për vrasjen në lokalin Monopol në zonën e ish-Bllokut, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit 2018.
Nga përplasja me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.
Kushëriri i këngëtares Elvana Gjata dhe njëherësh truprojë i partnerit të saj Ervin Mata, ish-komando Merviol Bilo akuzohet për veprën penale “plagosje e rëndë në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme”. Kjo akuzë në ngarkim të tij është bërë për plagosjen e Martinajt dhe Hatos.
Në këto kushte thotë organi i akuzës, Merviol Bilo ka qenë në “kushtet e mbrojtjes ekstreme” sepse është vënë përballë kërcënimit potencial për vrasje pasi viktima Fabiol Gaxha i ka drejtuar armën dhe ka hapur zjarr. Për t’u mbrojtur, ish-komando Bilo që aktualisht është në arrati, ka hapur zjarr për tu mbrojtur dhe ka qëlluar Fabiol Gaxhën.
Pushim akuze për vrasjen e Fabian Gaxhës sepse argumentohet se ka qenë në kushtet mbrojtjes ekstreme.
Ndërkohë Redi Popesku, Geldi Hoti Licaj, Ervin Mata, Ajax Boshnjaku dhe Fabio Allushi akuzë për moskallëzim krimi.
/GazetaReforma.com/