Vetëm pak minuta më parë, Greqia është goditur nga një tërmet. Sipas aplikacionit të EMSC-së, magnituda është 3.9 e shkallës Rihter.
Sipas grafikës sizmike paraprake, epiqendra ishte 104 km larg nga Larisa, por ajo që i ka bërë lëkundjet e fuqishme ishte thellësia vetëm, 2 kilometër nga sipërfaqja.
Mediat greke apo autoritetet helene, deri tani nuk kanë raportuar për asnjë dëm material apo humbje njerëzore.
Kujtojmë se vetëm pak javë më parë Greqia u godit nga një tjetër tërmet me magnitudë 6.8 të shkallës Richter, i cili e kishte epiqendrën në Turqi, aty ku la edhe shumë viktima dhe dëme materiale./Gazetareforma.com/