U mori jetën dy perosnave në aksident rrugor, dënohet me 7 vjet burg. Etjon Lazri në janar 2020 aksidentoi për vdekje, Erion Ballën 36-vjeç dhe një grua 72-vjeçe të quajtur Hidajete Salliu.
Ai akuzohej për “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen e dy personave.
Vendimi është marrë në 17 dhjetor nga Gjykata e Tiranës, e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë së Tiranës për shpalljen fajtor dhe dënimin me 11 vite burg të Lazrit.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar që kishte kërkuar i pandehuri Etjon Lazri, masë e dënimit është ulur përfundimisht në nivelin 7 vjet e 4 muaj burgim.
Vendimi është marë nga tresha e gjyqtarëve Besnik Hoxha, Sokol Tona dhe Altin Abdiu.
Lazri ishte liruar nga burgu në prill dhe qëndron në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, masë kjo që u vendos nga gjykata e Apelit Tiranë.
Shkak i këtij aksidenti me pasojë dy viktima të ndodhur në zonën e Porcelanit në muajin janar 2020, është shpejtësia tej normave të lejuara e mjetit që drejtonte Etjon Lazri dhe një parakalim i gabuar, i njërës prej makinave që ndodhej në rrugë.
Si pasojë humbën jetën Erion Balla 36 vjeç dhe një grua 72-vjece Hidajete Salliu.
/Gazetareforma.com/