Dje, në ditën e emigrantëve, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e ka nisur ditën më një thirrje të fortë ndaj tyre.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Topalli ka deklaruar se politikanët shqiptarë duhet t’u kërkojnë falje emigrantëve që nuk u dhanë mundësi të mira në vendin e tyre dhe i detyruan këta të fundit që të largoheshin.
Teksa i ka falenderuar të gjithë emigrantët për kontributin e vazhdueshëm në ekonomi, ajo u ka kërkuar falje atyre që nuk patën kurrë mundësi të votonin dhe të kërkonin llogari për padrejtësitë që ju bënë nga vetë shteti i tyre.
“Sot është dita e emigrantëve. Është dita e historisë së dhimbshme të kombit tonë, është historia e çdo familje shqiptare, është historia e mijëra të rinjve, e qindra mijëra burrave e grave! Është edhe koha për te kërkuar falje ndaj tyre që nuk i dhamë mundësi me ndërtu jetën e tyre këtu. Është dita për t’i thëne faleminderit që nuk rreshtet duke ndihmuar ekonominë shqiptare. Është edhe momenti për t’i bërë thirrje për të mbështetur edhe një herë vendin e tyre për të rikthyer shpresën e për të bërë ndryshimin. Nuk iu dëgjua kurrë fjala, as nuk iu mundësi kurrë vota për të kërkuar llogari atyre që shpërdoruan miliarda euro kontribute ndër vite”, ka shkruar Topalli.
Ndërsa ceku edhe çështjen e votës, Topalli kërkoi përfaqësimin e emigrantëve në Kuvend, si dhe u bëri thirrje që të jenë pjesëmarrës në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit. Sipas Topallit vota e emigrantëve do të sjellë ndryshimin (rotacionin) dhe një frymë të re në politikën shqiptare.
“Me përulësi e nderim iu bej thirrje të vazhdojnë te kontribuojnë për vendin e tyre duke përzgjedh sa më shumë shqiptarë të mirë, te ndershëm, te shkolluar e edukuar dhe për te sjelle ndryshimin. Ne ua kemi borxh që ata të votojnë përfaqësuesit e popullit ne Kuvend. Ata duhet të jenë vetë të zgjedhurit e popullit. Ata janë njerëz të lirë. Ata sjellin ndryshimin dhe largojnë elitën e korruptuar dhe totalitare që sundon me pazare kundër vullnetit të shqiptarëve”, shkruan Topalli.
Postimi i plotë:
”Sot eshte dita e emigranteve. Eshte dita e historise se dhimbshme te kombit tone, eshte historia e cdo familje shqiptare, eshte historia e mijera te rinjve , e qindra mijra burrave e grave! Eshte edhe koha per te kerkuar falje ndaj tyre qe nuk i dhame mundesi me ndertu jeten e tyre ketu.
Eshte dita per t’i thene faleminderit qe nuk rreshtet duke ndihmuar ekonomine shqiptare. Eshte edhe momenti per t’i bere thirrje per te mbeshtetur edhe nje here vendin e tyre per te rikthyer shpresen e per te bere ndryshimin. Historia e tyre eshte historia e guximit e sakrifices duke rrezikuar deri jeten per te ndertu endrren ne nje vend tjeter. Per dekada,ata me nje bujari unike kane mbajtur gjalle me remitanza familjet e veta dhe ekonomine shqiptare. Kane nderuar vendin e kombin e tyre duke u integruar ne shoqerite perendimore.
Nuk ia kthyen shpinen kurre atdheut edhe pse ai nuk i dha mundesi per te ndertu jeten dhe te ardhmen ne vendin e tyre. Nuk iu degjua kurre fjala, as nuk iu mundesu kurre vota per te kerkuar llogari atyre qe shperdoruan miliarda euro kontribute nder vite. Me perulesi e nderim iu bej thirrje te vazhdojne te kontribojne per vendin e tyre duke perzgjedh sa me shume shqiptare te mire, te ndershem, te shkolluar e edukuar dhe per te sjelle ndryshimin.
Ne ua kemi borxh qe ata te votojne perfaqesuesit e popullit ne Kuvend. Ata duhet te jene vete te zgjedhurit e popullit. Ata jane njerez te lire. Ata sjellin ndryshimin dhe largojne eliten e korruptuar dhe totalitare qe sundon me pazare kunder vullnetit te shqiptareve. Ata nuk jane thjesht 40% e popullsise por pjesa ma vitale e historia e suksesit dhe dhimbjes se popullit tone.
Ata jane pasqyra ku duhet te shihen ata qe kane patur mundesi e detyre te bejne dicka per vendin, por qe ne fakt kane vrare shpresen! Une sot kerkoj te falur … Nderim per bashkeqytetaret tane kudo ku jetojne larg atdheut te tyre”, ka shkruar ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli./Gazetareforma.com/