Ministria e Arsimit Evis Kushi shtyn rihapjen e shkollave pas pushimit të Vitit të Ri. Lajmin e ka bërë të ditur gjatë vizitës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në bashkinë e Pustecit.
Ajo tha se pas pushimeve të fundvitit shkolla do të rifillojë në datën 11 janar.
“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, tha Kushi.
Pra, pushimet dimërore për nxënësit e sistemit parauniversitar do të jenë këtë vit më të gjata se herët e kaluara dhe procesi nuk pritet të rifillojë në 4 Janar.
Për shkak të situatës së pandemisë ministrja e arsimit Evis Kushi thotë se me shtyrjen e rinisjes do të tentohet që të ndikohet në normalizimin e situatës së COVID-19.
Ministrja më herët është shprehur se diskutoheshin dy opsione me Ministrinë e Shëndetësisë për rifillimin e shkollave, data 8 ose 11 Janar. Komiteti Teknik i ekspertëve me sa duket ka vendosur për këtë datë, që po e bën publike Kushi. Ndërkohë mësimi online vazhdon të mbetet në fuqi për një kohë të pacaktuar për universitetet.
/GazetaReforma.com/