Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Punësimi i paktë në Shqipëri, vazhdojnë ikjet e infermierëve jashtë vendit! 

23:40 16/12/2020
Reading Time: 3 min lexim

Sistemi shëndetësor në Shqipëri vazhdon çdo ditë e më shumë që të lëngojë nga ikjet e shumta të mjekëve dhe infermierëve dhe kjo gjë po vihet re sidomos edhe për shkak të situatës nga pandemia covid-19.

Presidenti i Shoqatës së Infermierëve, Elson Jaçaj, ka treguar se çdo vit dalin shumë infermierë sa mund të plotësohen të gjitha nevojat nëpër spitale, por punësohen shumë pak në sistemin tonë shëndetësor, e si pasojë pjesa më e madhe e kontigjentit ikën jashtë shtetit, sidomos në Gjermani dhe Itali.

Pandemia ndër të tjera na tregoi se bota është në krizë për infermierë dhe në këtë krizë përfshihet padiskutim edhe vendi ynë.

Kujtojmë se në gjithë Shqipërinë mund të jenë rreth 15 mijë infermierë të punësuar në spitale dhe qendra shëndetësore.

Gjithsesi kjo shifër mund të ketë ndryshuar nga viti në vit, për shkak të lëvizjeve të shumta ose largimeve që janë bërë.

Mirëpo në situatën e shkaktuar nga pandemia covid-19, spitalet tona kanë nevpoja të menjëhershme të shtimit të kapaciteteve njerëzore në spitale, jo vetëm në spitalet Covid, ku është vënë theksi më së shumti, por dhe në disa pavione dhe spitale të ndryshme. Edhe spitalet rajonale e ndjejnë mungesën e personelit pasi kudo fluksi i të sëmurëve është rritur.

Sërish problemi është punësimi përmes portalit infermier për Shqipërinë. Jo vetëm që hapet shumë rrallë, por në çdo konkurim ku mund të aplikojnë mbi 400-500 infermierë nuk ofrohen më shumë se 10-20 vende pune, pra sërisht mbeten shumë të papunë.

Shqipëria ka shumë universitete shtetërore dhe private, që kanë si degë shkencat mjekësore teknike (pra degën e infermierisë) dhe nxjerr çdo vit rreth 800-1000 infermierë. Prodhon shumë, por punëson pak ndaj dhe fokusi tashmë është tek punësimi jashtë vendit.

Ky fenomen është i dhimbshëm sidomos kur e shikon investohet në përgatitjen e brezave shumë të mire, të cilët dërgohen në vende të tjera dhe këtu mbeten ata profesionistë që kanë poste drejtuese si shefa, kryeinfermier, koordinator, administrator, ndërsa një pjesë e mirë detyrohen të punojnë në kushte të këqija dhe paga të ulta për shkak të moshës apo angazhimeve familjare.

Një pjesë që mund të themi që është shumica dërrmuese tashmë janë në kurse të gjuhës së huaj kryesisht gjermanishtes për t’u larguar nga Shqipëria.

Mënyra se si trajtohen studentët e infermierisë që në universitet, mënyra sesi trajtohen gjatë kohës së praktikave mësimore ku nuk ka më një kujdes dhe dëshirë për t’i mbajtur, kjo sjell edhe boomerangun që ata të mos kenë dëshirë të punojnë me të tillë kolegë apo në një ambjent, ku nuk do vlerësoheshin në asnjë lloj forme.

Menaxhimi i infermiereve duhej bërë me kohë, pasi tashmë i’u është ushqyer dëshira për t’u larguar nga vendi. Nuk mund të ndalohet, por mund të ulet fluksi i largimeve.

Vetëm gjatë këtij muaji që kaluam, në drejtim të Shoqatës së Infermierëve, kompani të ndryshme kanë kërkuar të bëjnë bashkëpunim për punësim të infermierëve jashtë.

Disa spitale në Itali na kanë kërkuar që të mund të gjejmë infermierë që duan të punojnë në spitalet, jo vetëm ato që janë më të prekura nga Covid por në shumë qytete të ndryshme.

Edhe vendet si Gjermania, Anglia, Zvicra dhe Austria në fokusin e tyre kanë infermierët shqiptarë dhe kosovarë, për t’i punësuar në vendet e tyre për shkak të nevojave që kanë.

Ndërkohë në Kosovë, infermierët duke patur presion edhe për shkak të situatës nga pandemia, kanë paralajamëruar grevë urie nëqoftëse ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj nuk do të miratojë një paketë shtesë ndihme për personelin shëndetësor.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe kreu i Shoqatës së Infermierëve të Kosovës, Fitim Havolli, i cili ka theksuar se i kanë dhënë ultimatum ministrit deri ditën e premte./Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Ikjet nga ShqiperiainfermieretShoqata e Infermiereve

Të tjera

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri
Aktualitet

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, ku pas më shumë se dy javësh kërkime...

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Para

Unicef dhe KiE “shuplakë” Ramës, dënojnë dhunën e shtetit në protestat e të rinjve!

Lajmet e fundit

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English