Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja e Klodian Rashës, publikohen pamjet e filmuara nga dëshmitari i ngjarjes (VIDEO)

00:12 16/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

Detaje të reja janë zbuluar rreth vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha i cili mbeti i vrarë nga një efektiv policie mëngjesin e 8 dhjetorit.

Gazetari i kronikës, Spartak Koka, në emisionin “Opinion” ka publikuar pamjet e një kamera amatore, ku shihet momenti kur forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje.

Bëhet fjalë për disa makina policie dhe motorrë të “Shqiponjave” me mbi 16 efektivë të rendit në vendngjarje.

“Kjo është video e filmuar nga një prej personave dëshmitarë, të cilët janë marrë në pyetje nga prokuroria. Është drejtuesi i automjetit. Po të kthehemi në videon e parë është një drejtues mjeti i cili del pas të shtënës së policit për të parë se çfarë po ndodhte, për herë të parë pas 2 minutash e 43 sekondash që zhvillohet e gjithë ngjarja. Është ky person i cili pas disa minutash i është thënë të largohej dhe ka filmuar teksa është rrotulluar.

Ka ikur, i kanë thënë të largohet pa i verifikuar dokumentet dhe është dashur 5 ditë që të gjendej se kush ishte personi i cili kishte qenë në automjetin privat. Është rrotulluar në krahun tjetër të rrugës dhe ka bërë një video. Ora që pretendon zotëria rreth orës 1:16.

Shiko makinat e policisë, 1, 2, furgoni kemi 3 motora të  “Shqiponjave”, rreth 16 punonjës policie, kemi 2 makina të tjera. Në këtë video nuk kuptohet është transportuar drejt spitalit, apo jo”, tha gazetari Spartak Koka.

Kujtojmë se një natë më parë, u publikuan pamjet e fiksuara nga këndi i një kamere, ku duken lëvizjet e Klodian Rashës dhe të patrullës policore që mbërrin në rrugën “Dritan Hoxha”. Mirëpo kamera kishte cilësi të dobët.

Sipas videove, e gjithë ngjarja që nga momenti kur Klodian Rasha qëndronte në anë të rrugës dhe deri në momentin që vritet nga efektivi i policies Nevaldo Hajdaraj, ka zgjatur 2 minuta e 43 sekonda./Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Klodian RashaPamjet e filmuaravideo

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para

Horoskopi ditor: 16 dhjetor 2020

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English